Një automjet është rrëzuar në një përrua në aksin Elbasan-Funar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para së të dielës ndërsa për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Një prej të lënduarve është në gjendje të rëndë, ndërsa dyshohet që drejtuesi i automjetit të ketë humbur kontrollin.
Mësohet se dy personave në makinë u është dhënë ndihma e parë pas më shumë se gjysmë orë pas aksidentit për shkak të distancës dhe terrenit të vështirë. s.b/abcnews.al/