Bie në granatë, bariu në gjendje të rëndë

schedule13:39 - 25 Shkurt, 2019

schedule 13:39 - 25 Shkurt, 2019

Një bari 27-vjeçar është dëmtuar rëndë pasi ra në kontakte me një granatë, e cila shpërtheu. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtëpez të Gjirokastrës dhe Vitjon Lluka po ruante bagëtitë.

Lënda shpërthyese ka dëmtuar në masë të madhe trupin e 27-vjeçarit po kryesisht në fytyrë. Nuk dihen saktësisht rrethanat, por policia njoftoi se po heton për zbardhjen e saj.

Por ka dhe dyshime që ngjarja mund të jetë e qëllimshme për hakmarrje. Në 23 Mars të 2016 në kthesën e fshatit “Andon Poci”, Enrik Lluka vëllai i Vitjon Llukës ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushëririt Dorian Lluka, i cili ngeli i pajetë dhe Birbil Llukës që u plagos. Ky person i dyshuar nuk është arrestuar ende nga policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!