Bie kurba e të infektuarve me COVID, në një javë rreth 1 mijë më pak

schedule12:10 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 12:10 - 5 Dhjetor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Të infektuarit me Covid 19 në Shqipëri javën e fundit kanë rënë me rreth 1 mijë persona. Në të gjithë vendin aktualisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë numërohen rreth 6400 të prekur.  Më shumë se gjysma e tyre ndodhen në Tiranë, 3253 të infektuar.

Kryeqyteti  ndiqet nga Fieri dhe Gjirokastra, por me diferencë të madhe shifrash, përkatësisht 658 dhe 545  persona pozitiv. Kukësi, Dibra dhe Korça janë qarqet me numrin më të ulët të  të infektuarve aktiv. Nga fundi i nëntorit në fillim të dhjetorit në të dhënat zyrtare vihet re  gjithashtu rënie e të shtruarve në spital ku po trajtohen 148 pacientë, 14 në terapi intensive.

Nëse Kukësi renditet qarku i fundit për personat pozitiv, mban vendin e parë për numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë spitalore në raport me të infektuarit.  13 të sëmurë ose 29.5% e të prekurve aktual po mbahen nën mbikqyrjen e mjekëve.

Ndërsa Tirana që ka numrin më të lartë të personave pozitiv ka numrin më të ulët të të shtruave në spital në raport me të prekurit.  0.9%  ose 30 pacientë, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ndërkohë javën e fundit nga Covid 19 kanë humbur jetën 24 persona. Më shumë vdekje u shënuan më 1 dhjetor dhe më pak më 4 dhjetor.

TË INFEKTUARIT AKTIV

28 nëntor  7422  persona

4 dhjetor    6438   persona

QARQET ME MË SHUMË TË INFEKTUAR AKTIV

Tirana            3253        persona

Fier                   658         persona

Gjirokastra     545         persona

QARQET MË MË PAK TË INFEKTUAR AKTIV

Kukës        44  persona  

Dibër        69  persona

Korça      127 persona

TË SHTRUARIT NË SPITAL

28 nëntor     152 pacientë    16 në terapi intensive

4 dhjetor      148 pacientë    14  në terapi intensive

 HUMBJE JETE

28 nëntor   4 vdekje

29 nëntor   3 vdekje

30 nëntor   4 vdekje

1 dhjetor    5 vdekje

2 dhjetor    3 vdekje

3 dhjetor    4 vdekje

4 dhjetor    1 vdekje

Total 24 vdekje


/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!