Bie kurba e të infektuarve me COVID gjatë dhjetorit, mbi 2 mijë raste më pak se në tetor dhe nëntor

schedule15:59 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 15:59 - 25 Dhjetor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Kurba e të infektuarve me  Covid ka vijuar rënien dhe gjatë dhjetorit, por duket se nuk do të vazhdojë këtë tendencë pas festave. “Omicron” varianti tepër i transmetueshëm i koronavirusit po qarkullon në vend dhe ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar rritje të të prekurve në janar dhe shkurt.

Aktualisht rreth 5200 persona sipas Ministrisë së Shëndetësisë rezultojnë pozitiv në të gjithë vendin.  Mbi  2 mijë më pak se në tetor dhe nëntor. Tirana vijon të mbajë peshën kryesore, me më shumë se gjysmën e të infektuarve.  Ndiqet nga Fieri, Durrësi dhe Shkodra.  Qarqet e vetme ku numri I të infektuarve ka mbetur me dy shifra janë Dibra dhe Kukësi me përkatësisht 69 dhe 73 të prekur.

Të njëjtën tendencë rënëse kanë ndjekur dhe të shtruarit në spital ku mjekët thonë se 30% e pacientëve  I përkasin moshës nga 19 në 45 vjeç.  51 pacientë më pak se në fund të nëntorit raporton Ministria e Shëndetësisë në dy spitalet COVID në Tiranë. Por  nuk ka ndodhur njësoj me rastet e rënda. Në terapi intensive aktualisht po trajtohen pesë pacientë më shumë.

Me ulje po mbyllet muaji dhe sa i përket humbjeve të jetës prej Covid 19.   91 viktima ka shënuar virusi  përgjatë dhjetorit  nga  172  humbje jete që u regjistruan në nëntor.

Në janar të gjithë pacientët me COVID që kanë nevojë për ndihmë të specializuar do të marrin shërbim vetëm tek ish kirurgjitë pasi Infektivi do ti nënshtrohet rindërtimit.

Në varësi të rasteve Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se do të aktivizojë dhe skenarë të tjerë.

QARQET ME MË SHUMË TË INFEKTUAR

Tiranë       2545   persona

Fier                579  persona

Durrës           369 persona

Shkodër         339 persona

QARQET ME MË PAK TË INFEKTUAR

Dibër                69 persona

Kukës               73 persona

TË SHTRUARIT NË SPITAL

30  Nëntor       169 pacientë         15 terapi  intensive

24  Dhjetor       118 pacientë          20 terapi intensive

HUMBJE JETE NGA COVID 19

Nëntor     172  vdekje

Dhjetor         91 vdekje

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!