‘Bie Kamza’, socialistët hyjnë në bashki pas 12 vitesh

schedule18:45 - 7 Gusht, 2019

schedule 18:45 - 7 Gusht, 2019

Socialistët hynë sot pas 12 vjetësh në Bashkinë e Kamzës, teksa Rakip Suli u fut në zyrën e tij pas shpërthimit me forcë të derës kryesore që ishte kyçur nga administrata e Xhelal Mziut. Demokratët thanë se zgjedhjet ishin të paligjshme dhe do ta denonconin uzurpimin e zyrës.

Rakip Suli u betua përpara Këshillit të ri të Bashkisë Kamëz, si kryebashkiaku i ri i të gjithëve.

Kryebashkiaku i ri u betua në Shkollën Ibrahim Rrugova dhe u nis për të hyrë në bashki si i pari socialist pas 12 viteve të epokës blu të Xhelal Mziut.

Por rruga për në bashki, edhe pse vetëm 1 km larg vendit të betimit nuk ishte e lehtë.

Suli u kthye në mes të rrugës, kur mësoi se disa mbështetës të Mziut kishin bllokuar hyrjen kryesore të bashkisë.

Në orën 4, mbështetësit e Xhelal Mziut kishin ikur. Zyra ishte zbrazur dhe dera ishte kyçur. Përpara se të vinte kryebashkiaku i ri, policia shoqëroi disa persona të cilat e shpërthyen derën me forcë. Efekte

Mes entuziamit, Rakip Suli hyri në kështjellën demokrate. Ai nuk pranoi të ulej në të njëjtën karrige të paraardhësit të tij.

Zyra e Mziut ishte zbrazur. E vetmja që kishte ngelur ishte një foto e Ilir Metës, të cilën stafi i  kryebashkiakut të ri, e kishte përmbysur. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!