Biden zotohet të mbrojë amerikanët, SHBA-të sulmojnë grupet në Siri për të mbrojtur trupat ushtarakë

schedule10:18 - 26 Gusht, 2022

schedule 10:18 - 26 Gusht, 2022

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka deklaruar se gjatë kësaj jave, Amerika ka kryes sulme ajrore ndaj shënjestrave të lidhura me Iranin në Siri.

Në letër porosinë që Biden i ka dërguar udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, presidenti thotë se ka urdhëruar sulmet “për shkak të përgjegjësisë që ka për të mbrojtur shtetasit e SHBA-ve në shtëpi dhe jashtë saj”.

Zyrtarët lokalë ushtarakë kanë thënë se ushtria amerikane ka qëlluar disa shënjestra më 25 gusht në qytetin sirian, Mayadin që gjendet në provincën, Deir al-Zor. Milicitë iraniane kanë prezencë të madhe aty dhe shpesh kanë kryer sulme afër një zone nafte në al-Omar, ku e ka bazën koalicioni amerikan.

Në 24 orët e fundit, ushtria amerikane kanë thënë se katër militantë janë vrarë dhe shtatë raketa-hedhëse janë shkatërruar.

Pentagoni ka thënë se tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane kanë pësuar plagë të lehta si rezultat i përleshjeve të 24 gushtit.

Ministria e Jashtme iraniane ka mohuar se Teherani ka lidhje me grupet e shënjestruara.

Sulmi amerikan në infrastrukturën siriane dhe njerëzit atje përbën shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë”, ka thënë zëdhënësi, Nasser Kanaani përmes një postimi në kanalin e ministrisë në Telegram.

“Këto grupe të shënjestruara nuk kanë lidhje me Republikën Islamike”, ka thënë mes tjerash ai.

Deir al-Zor është provincë e pasur me naftë në kufi me Irakun dhe kontrollohet nga milicitë e përkrahura nga Irani dhe forcat siriane. Këto grupe janë shënjestruar në të kaluarën nga aeroplanët luftarakë të Izraelit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!