Biden: Turp për Trump që nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve

schedule21:17 - 10 Nëntor, 2020

schedule 21:17 - 10 Nëntor, 2020

Presidenti i zgjedhur në SHBA ka komentuar sot mospranimin e rezultatit të zgjedhjeve nga ana e Donald Trump. Ai u shpreh se ky është një turmp i madh.

“Unë thjesht mendoj se është turp, sinqerisht”.

Megjithatë, presidenti i zgjedhur theksoi se beson se në fund do të ketë një tranzicion të pushtetit.

“Unë mendoj se në fund të ditës, gjithçka do të realizohet në 20 Janar, dhe midis kësaj dhe asaj kohe, shpresa dhe pritja ime është që populli amerikan të dijë dhe të kuptojë se ka pasur një tranzicion.”

Ndërsa, i pyetur rreth republikanëve që nuk e njohin po ashtu zgjedhjen e tij, Biden tha se ata do ta bëjnë së shpejti.

Për Biden nuk ka nevojë për veprime ligjore ndërsa shtoi se vijon që të ecë përpara me përgatitjet e tranzicionit, edhe pse Trump nuk i njeh zgjedhjet.

“Jo, nuk shoh ndonjë nevojë për veprim ligjor. Thënë sinqerisht, unë mendoj se veprimi ligjor është, ju po shihni se po luhet. Veprimet që ai po ndërmerr. Dhe deri më tani nuk ka prova të ndonjë prej pohimeve të bëra nga Presidenti ose Sekretari i Shtetit i Pompeo, ” shtoi ai. s.b/abcnews.al/