Biden: SHBA mund t’i rikthehet normalitetit për Krishtlindje

schedule11:00 - 17 Shkurt, 2021

schedule 11:00 - 17 Shkurt, 2021

Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara mund t’i kthehen normalitetit për krishtlindje. Duke folur për CNN , Biden vuri në dukje se me nisjen e fushatës së vaksinimit, aftësia e përhapjes së koronavirusit do të ulet, pasi shumica do të ketë arritur imunitetin e tufës.

Ndërkohë  Biden ka premtuar se 600 milionë doza të vaksinave do të jenë të disponueshme deri në fund të korrikut.

SHBA ka regjistruar deri më tani 28,381,220 raste me koronavirus, ndërkohë numri i viktimave është 499,991./abcnews.al