Presidenti Joe Biden ka folur përpara bisedimeve me krerët e Bukuresht 9 (B9) dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Biden tha se udhëheqësit e B9 janë “vijat e para” të mbrojtjes kolektive të NATO-s si dhe “për lirinë e demokracisë nëpër Europë dhe në mbarë botën”.
Ai gjithashtu tha se SHBA-ja ka ofruar ndihmë kritike të sigurisë për Ukrainën dhe mbështetje kritike për miliona refugjatë. Së bashku ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën teksa ata mbrojnë lirinë e tyre gjatë.
Biden riktheksoi edhe njëherë angazhimin e SHBA-së për të mbrojtur çdo pjesë të territorit të NATO-s.
/abcnews.al