Biden pritet të prezantojë masën e re, status ligjor për emigrantët e martuar me amerikanë

schedule07:22 - 18 Qershor, 2024

schedule 07:22 - 18 Qershor, 2024

Presidenti amerikan Joe Biden po planifikon të shpallë një masë të re gjithëpërfshirëse të martën që do të mbrojë nga dëbimi qindra mijëra njerëz të martuar me shtetas amerikanë, një masë e fortë mbi emigracionin në këtë vit zgjedhor, e cila ishte kërkuar nga shumë demokratë.

Sipas tre burimeve, presidenti Biden do ta shpallë programin e ri një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, për të shënuar programin e administratës së presidentit Obama që u ofronte mbrojtje nga dëbimi emigrantëve të rinj pa dokumente.

Kjo masë e re do të mundësojë për rreth 490,000 bashkëshort/bashkëshorte të shtetasve amerikanë që të apikojnë për një program emigrimi i cili do t’i mbronte nga dëbimi dhe do t’u jepte atyre mundësinë të kishin leje pune nëse kanë jetuar në SHBA për të paktën 10 vjet, raportojnë mediat e huaja.

Familjet që do të përfitojnë nga kjo masë pritet që të marrin pjesë në eventin e Shtëpisë së Bardhë të martën pasdite.

Njoftimi do të jetë një shënues i rëndësishëm për Biden. Ai e nisi presidencën e tij me premtime për të luftuar për lehtësim të gjerë për miliona emigrantë që jetojnë në vend pa status të përhershëm ligjor. Por ndërsa numri i emigrantëve arriti nivele historike dhe ai përgatitet për një garë rizgjedhjeje kundër Donald Trump, Biden në fillim të këtij muaji miratoi një shtrëngim kufitar që kritikët thonë se është i ngjashëm me ato të ndjekura nga paraardhësi i tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!