Pavarësisht se vetë në publik, përmes avokatëve, por stafit të fushatës, Donald Trump nuk ka ndërmend që të pranojë humbjen e zgjedhjeve, në prapaskenë ka zhvillime të tjera.
Lexo edhe: Biden përgatit fjalimin e fitores
Këshilltari ekonomik i Trump, Larry Kudlow u shpreh se mendon se do të ketë një kalim paqësor të pushtetit.
Komentet e tij vijnë ndërsa Joe Biden udhëheq në Pensilvani. “Unë mendoj se do të ketë një kalim paqësor të pushtetit. Unë mendoj se tregjet kanë qenë jashtëzakonisht të qeta dhe elastike dhe në të vërtetë më të forta gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit.
Ky është një vend i shkëlqyeshëm, kjo është demokracia më e madhe në botë, dhe ne i përmbahemi shtetit të së drejtës dhe po kështu edhe ky President” tha ai.
Ai shtoi se kombet e tjera “duhet ta dinë këtë – që Amerika është demokracia më e madhe dhe ne i përmbahemi shtetit të së drejtës“./ db/Abcnews.al