Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Joe Bide, duke folur të hënën është shprehur se “Amerika është ende duke u përballur me një dimër shumë të errët.” Situata mbetet e tillë, sipas Biden, pavarësisht lajmit të Pfizer rreth vaksinës së koronavirusit
“Ne ende jemi duke u përballur me një dimër shumë të errët. Sfida përballë nesh vijon të jetë e madhe dhe po rritet.”
Presidenti i zgjedhur tha se do të duhen”shumë muaj” para se vaksina të jetë “në dispozicion gjerësisht”, duke vënë në dukje se 200,000 amerikanë të tjerë mund të vdesin nga koronavirus në muajt e ardhshëm.
Biden njoftoi formimin e task-forcës më herët gjatë ditës ndërsa shtoi se ekspertiza e grupit do ta lejonte të marrë masa rreth përgjigjes ndaj pandemisë sapo të marrë detyrën në janar.
“Ky grup do të këshillojë mbi planet e hollësishme të ndërtuara në themel të shkencës, ”tha Biden. s.b/abcnews.al/