SHBA do të japë 800 milionë dollar shtesë në ndihmë të Ukrainës në ditët në vijim, tha presidenti amerikan Joe Biden.
Duke folur në samitin e NATO-s, ai tha se kjo ndihmë do të përfshijë sisteme të reja të avancuara të mbrojtjes ajrore perëndimore, municione shtesë për sistemin e lëshimit të shumëfishtë të raketave HIMARS dhe më shumë HIMARS që vijnë nga vende të tjera.
Ai tha se shumica e anëtarëve të NATO-s janë në rrugën e duhur për të tejkaluar angazhimin e aleancës për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtjen.
“Kjo është një përpjekje globale për të mbështetur Ukrainën”, tha ai.
Biden shtoi se SHBA do të ndihmojë Ukrainën për aq kohë sa duhet.
Presidenti gjithashtu u shpreh se Ukraina ka treguar se mund të vazhdojë t’i rezistojë agresionit rus.
“Unë nuk e di se si do të përfundojë, por nuk do të përfundojë me një humbje të Ukrainës”, tha ai. /abcnews.al