Biden nënshkruan ligjin që ndalon importin e uraniumit të pasuruar nga Rusia

schedule11:43 - 14 Maj, 2024

schedule 11:43 - 14 Maj, 2024

Presidenti i SHBA-së Joe Biden nënshkroi një ligj që ndalon importin e uraniumit të pasuruar, konkretisht karburantit për prodhimin e energjisë elektrike në termocentralet bërthamore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Rusia.

Ky ndalim do të hyjë në fuqi për rreth 90 ditë, por Departamenti i Energjisë i SHBA-së lejohet të bëjë disa përjashtime deri në vitin 2027, në rast se ka shqetësime për mungesë karburanti.

Projektligji autorizon gjithashtu 2.7 miliardë dollarë për të financuar ndërtimin e industrisë së karburantit bërthamor të SHBA-së, 24 përqind e uraniumit të pasuruar të përdorur në termocentralet bërthamore të së cilës vjen nga Rusia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!