Me tre postime emocionale në llogarinë e tij në Tëitter, presidenti amerikan Joe Biden theksoi pritshmëritë e Putinit një vit pas fillimit të pushtimit të Ukrainës dhe nënvizoi reagimin e fortë të Perëndimit ndaj aventurizmit rus.
When Russia attacked Ukraine, America and our Allies stood strong.
For sovereignty. For democracy. For freedom.
I visited Kyiv to declare we will continue to stand united. No matter what. pic.twitter.com/FHUXMOHXVp
— President Biden (@POTUS) February 23, 2023
“Kur Rusia sulmoi Ukrainën, Amerika dhe aleatët tanë u përgjigjën fuqishëm. Për sovranitetin kombëtar. Për demokracinë. Për lirinë”, tha Biden.
Ai përmendi gjithashtu pamjet vizuale nga vizita e tij e fundit e papritur në Kiev, duke deklaruar gjithashtu se “E vizitova Kievin për të deklaruar se ne do të vazhdojmë të jemi të bashkuar, çfarëdo që të ndodhë.”
One year ago, President Putin thought he would swiftly take Kyiv.
Then he met the bravery of Ukraine and the iron will of nations everywhere.
— President Biden (@POTUS) February 23, 2023
Në postimin e tij të dytë, Biden kujton se “një vit më parë, presidenti Putin mendoi se do të merrte shumë shpejt kontrollin e Kievit, por më pas ai u përball me trimërinë e Ukrainës dhe vullnetin e hekurt të kombeve kudo.
President Putin thought NATO would fracture and divide.
Instead NATO is stronger and more unified than ever before.
— President Biden (@POTUS) February 23, 2023
Në një postim të tretë në llogarinë e tij, presidenti amerikan thekson se Putin mendoi se NATO do të shpërbehej.
Përkundrazi, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë më parë, theksoi ai.
/abcnews.al