Biden me kafshë të re shtëpiake, Meta i dërgon foton e Sashës: Përshëndetje nga Shqipëria

schedule21:29 - 28 Janar, 2022

schedule 21:29 - 28 Janar, 2022

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden kanë shtuar në familjen e tyre të kafshëve shtëpiake me një mace.

Emri i saj është Willow dhe është një mace 2-vjeçare, nga Pensilvania. Emri i maces është vendosur nga zonja e parë për shkak të vendlindjes së saj ”Willow Grove, Pennsylvania”.

Së fundmi edhe presidenti shqiptar Ilir Meta ka uruar Biden për pjesëtaren e re në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka ripostuar twitterin e tij duke ndarë edhe foton e maces së tij Sasha. “Përshëndetje nga Shqipëria”, shkruan Meta. /abcnews.al