Presidenti Joe Biden është kthyer në SHBA pasi kaloi shtatë orë në zonën e luftës izraelite të mërkurën. Avioni i tij u ul në bazën e Forcave Ajrore Andrews në orën 12:14 të mëngjesit të së enjtes.
Presidenti u tha gazetarëve në bordin e Air Force One se ishte i kënaqur me udhëtimin dhe realizoi një objektiv kyç: zhbllokimin e ndihmës humanitare për Gazën e rrethuar, e cila ka qenë nën bombardimet e rënda izraelite që nga sulmet e tmerrshme terroriste të Hamasit më 7 tetor.
Kryeministri Benjamin Netanyahu konfirmoi se Izraeli kishte rënë dakord të lejonte kalimin e ndihmës humanitare nga Egjipti në Gaza, por ai shtoi se Izraeli nuk do të lejojë furnizimet në Gaza nga territori i tij derisa Hamasi të lirojë të gjithë pengjet.
SHBA njoftoi gjithashtu 100 milionë dollarë ndihmë humanitare për popullin e Gazës dhe Bregut Perëndimor “nëpërmjet partnerëve të besuar, përfshirë agjencitë e OKB-së dhe OJQ-të ndërkombëtare”.
/abcnews.al