Me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka dërguar një letër presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.
Në letrën e tij Biden ka shkruar se SHBA-ja dhe Kosova vitet e fundit i kanë forcuar marrëdhëniet e tyre demokratike dhe e mirëpret faktin e miratimit të propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë.
Presidenti ka thënë se ky proces i normalizimit ka si qëllim njohjen-reciproke, që sipas Biden do të ndihmonte Kosovën dhe Serbinë për një të ardhme dhe marrëdhënie paqësore.
/abcnews.al