Biden drejt fitores, shërbimi sekret rrit masat e sigurisë ndaj tij

schedule12:04 - 7 Nëntor, 2020

schedule 12:04 - 7 Nëntor, 2020

Joe Biden është në rrugën drejt fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ndërsa institucionet e sigurisë kanë filluar tashmë të rrisin masat rreth tij.

Siç raporton BBC, aktualisht janë kufizuar fluturimet rreth shtëpisë së tij në Wilmington, ndërsa më herët u shtua numri i agjentëve të angazhuar për sigurinë e tij.

BBC bën me dije se me kërkesë të Shërbimit Sekret ishte përcaktuar një rreze prej një milje, Kufizim i Përkohshëm i Fluturimit rreth shtëpisë së Biden, që kur ai shpalli kandidaturën për President.

Por, më 4 nëntor kjo rreze u zgjerua në tre milje dhe të premten urdhri e zgjati afatin e këtij kufizimi deri të paktën më 11 nëntor.

Kufizimet e fluturimit ndoshta nuk duhet të shihen si parashikuese të ndonjë rezultati zgjedhor, pasi në SHBA është normale të merren masa paraprake për figurtat me profil të lartë politik.

Sidoqoftë, detajet e sigurisë për një president të zgjedhur do të ishin të tjera. Kështu që nëse Biden fiton zgjedhjet, mund të presim që mbrojtja e tij të rritet edhe më shumë, shkruan BBC. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!