Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Biden do të dërgojë 625 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

schedule20:50 - 4 Tetor, 2022

schedule 20:50 - 4 Tetor, 2022

Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi sot në një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky se Uashingtoni do t’i ofrojë Kievit ndihmë ushtarake shtesë me vlerë gjithsej 625 milionë dollarë, e cila përfshin raketave HIMARS, tha Shtëpia e Bardhë.

Në telefonatë ka marrë pjesë edhe nënpresidentja Kamala Harris, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Presidenti theksoi se Uashingtoni nuk do ta njohë kurrë aneksimin e territorit ukrainas në Rusi.



Biden “u zotua të vazhdojë të mbështesë Ukrainën “, tha Shtëpia e Bardhë.

Ngarkesa e re e pajisjeve ushtarake do të përfshijë kryesisht raketa HIMARS për ushtrinë ukrainase. Këto sisteme raketore të fuqishme dhe shumë të sakta kanë luajtur një rol të rëndësishëm në sukseset e fundit të trupave ukrainase./Abcnewsa.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!