Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Biden dhe Zonja e Parë e SHBA-ve konfirmojnë se do të marrin dozën e tretë të vaksinës

schedule18:17 - 19 Gusht, 2021

schedule 18:17 - 19 Gusht, 2021

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden do të marrin një dozë të tretë të vaksinës për koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë, ndërsa arsyeja është për të ndihmuar më tej sistemin e tyre imunitar ndaj koronavirusit. Në një intervistë me George Stephanopoulos të ABC News, presidenti amerikan tha: “Ne u vaksinuam në dhjetor. Pra ka kaluar goxha kohë.”

I pyetur nëse është e drejtë që amerikanët të marrin nga një dozë ë tretë ndërsa vaksinat janë ende në mungesë në nivel global, Biden tha: “Absolutisht që po.”

“Ne po i sigurojmë pjesës tjetër të botës më shumë se e gjithë pjesa tjetër e botës së bashku,” tha ai, duke iu referuar zotimit për të dhuruar më shumë se 600 milionë doza deri në qershor të vitit 2022. “

“Ne jemi duke e mbajtur pjesën tonë të ujdisë. Ne po bëjmë më shumë se kushdo. ”

Ekipi shëndetësor i Biden njoftoi të mërkurën se, duke filluar nga shtatori, të gjithë amerikanët do të kenë të drejtë për një dozë përforcuese, 8 muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinave të prodhuar nga Pfizer apo Moderna. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!