Biden dhe presidenti kinez pritet të zhvillojnë takim online

schedule14:56 - 10 Nëntor, 2021

schedule 14:56 - 10 Nëntor, 2021

Përpara një takimi të pritshëm virtual me presidentin amerikan Joe Biden , presidenti kinez Xi Jinping tha se vendi është i gatshëm të punojë me SHBA-në, me kusht respektin reciprok.

Pekini zakonisht përdor termin “respekt reciprok” në thirrjen për komunikim më të favorshëm me SHBA

“Tani për tani, marrëdhëniet Kinë-SHBA janë në një pikë kritike historike”, tha Xi, sipas një letre drejtuar Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet SHBA-Kinë, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Nju Jork.

Biden dhe Xi Jinping do të mbajnë një samit virtual javën e ardhshme edhe pse ende nuk është vendosur një datë zyrtare.

Ky takim vjen pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë ngecur mes mosmarrëveshjeve të shumta, duke përfshirë teknologjinë , tregtinë, Tajvani dhe çështjet e të drejtave të njeriut.

“Kjo është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të menaxhuar me përgjegjësi konkurrencën midis vendeve tona,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!