Biden dërgon furnizime me armë, kryebashkiaku i Dnipros: Faleminderit, por është shumë vonë

schedule12:55 - 14 Prill, 2022

schedule 12:55 - 14 Prill, 2022

Kryetari i bashkisë së Dnipro, një qytet strategjik në Ukrainën lindore, falenderoi Biden për ndihmën e miratuar për furnzimin me armë por theksoi se është shumë “vonë”, sipas skynews.

Duke i bërë jehonë fjalëve të presidentit të Ukrainës Zelensky, i cili ka bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme për armë, Borys Filatov falënderoi vendet perëndimore për ndihmën e tyre, por tha se do të duhen javë derisa armët të mbërrijnë në vend.

Kryebashkiaku tha se qyteti ka qenë nën sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse.

Të mërkurën, Presidenti Biden njoftoi miratimin e një paketë të re armësh dhe municionesh me vlerë 800 milionë dollarë, duke përfshirë 17 helikopterë, 300 dronë, 500 raketa dhe 200 automjete të blinduara.

Ngarkesa e fundit e armëve amerikane, e miratuar nga Biden më 16 mars, mbërriti në lindje të vendit gjatë kësaj jave.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!