Nga Leontina Nika
8 muaj pas largimit nga jeta e studiuesit dhe shkrimtarit Moikom Zeqo, një bibliotekë në Tiranë merr emrin e tij.
Bashkëshortja, Lida Mirja nuk e fsheh emocionin që përjetoi kur pa emrin e tij gdhendur në hyrje të bibliotekës.
“Jam emocionuar shumë kur pashë shkrimin, “Biblioteka Moikom Zeqo”. Jam pa fjalë, është vërtet prekëse”, shprehet ajo.
Nga fondi personal i Moikom Zeqos, 100 libra do i dhurohen kësaj biblioteke.
“Do sjellim rreth 100 libra në këtë bibliotekë dhe çdo gjë që do të kemi mundësi sepse edhe ai vetë do ta dëshironte këtë gjë”, thotë ajo.
Lida Miraj, kujton se edhe Instituti Moikom Zeqo, i themeluar nga i biri Epidami, do të jetë një nyje lidhëse me brezin e ri.
Moikom Zeqo u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare duke humbur kështu betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante prej disa vitesh.
/abcnews.al/