Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Betohet qeveria, ‘Rama 4’ nis punën/ Pas betimit, qeveria zhvilloi mbledhjen e parë

schedule10:13 - 19 Shtator, 2025

schedule 10:13 - 19 Shtator, 2025

Për të katërtën herë rradhazi, Edi Rama u betua këtë të premte si kryeministër i Shqipërisë, post të cilin e mban që prej vitit 2013.

Këtë mandat me një risi specifike. Si kryeministër do të ketë përgjegjegjësi edhe për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës” ministres së parë në botë, të krijuar nga inteligjenca artificiale.

Pas tij, të gjithë ministrat vendosën dorën mbi kushtetutë për tu betuar se do ti zbatojnë me përpikmëri ligjet dhe detyrën që iu është besuar.

Belinda Balluku u betua për herë të dytë si zëvendëskryeministre ndërsa për herë të tretë si ministre e infrastrukturës dhe energjisë.

Para Presidentit për herë të parë bënë betimin edhe Evis Sala, si minister e Shëndetësisë, Besfort Lamallari i Drejtësisë, Andis Salla Ministër i Bujqësisë, Sofjan Jaupaj, ministër Mjedisi apo Ervin Demo e Toni Gogu.

Ndryshe nga mbërritja, largimi nga Presidenca ishte me këmbë, pas një fotografie familjare që u shkrep në shkallët e godinës.

Në metrat mes dy godinave, Presidencë dhe Kryeministri, Rama nuk pati komunikim me mediat, por vetëm një ndalesë në kryëzim për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Pas fotos zyrtare që u shkrep në shkallët e kryeministrisë, Rama dhe kabineti qeveritar zhvilluan edhe mbledhjen e parë, në nisje të këtij mandati qeverisës. Një mbledhje më së shumti ceremoniale.

Më në fund, 4 muaj pasi fitoi  zgjedhjet me një rezultat të qartë, Edi Rama u rikthye për herë të katërt rresht në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë. Axhenda e tij duket e qartë: integrimi në BE deri në fund të mandatit të katërt. Të qartë duken dhe ndërkombetarët nga urimet që i kanë çuar këto ditë: qeveria Rama mbetet partneri i duhur për ta. E vetmja e paqartë në skenën politike, është opozita. A do të arrijë ajo të ikë nga qëndrimet e saj të vjetra të dhunshme dhe bllokuese? Por maxhoranca me 83 vota ka reflektuar në sielljen e saj këto ditë, se ndryshe nga tre mandatet e para, kësaj radhe nuk do presë e nuk do humbasë kohë duke pritur Partinë Demokratike. Dhe për këtë duket janë dakort edhe shqiptarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!