Tiranë- E ngarkuara me punë e ambasadës se SHBA në Tiranë, Nensi Van Horn u takua këtë të mërkurë me Presidentin Bajram Begaj, në Presidencë.
Takimi ndodh një ditë pasi Qeveria ka dërguar në presidencë shkresën ku njofton kreun e Shtetit për mungesë në detyre të 6 kryetareve te bashkive.
Analisti Artur Nura në një intervistë në “News Line” në ABC News tha se ky ishte një takim i mirëmenduar. Gjatë intervistës, ai shpjegojë rëndësinë e zgjedhjeve sidomos për Bashkinë e Tiranës, duke nënvizuar se i qëndron mendimit se brenda afatit të përcaktuar do të kemi dekretin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në gjashtë bashkitë në vend.
“Një takim i menduar mirë dhe ka një arsye. Sigurisht besoj që presidenti i Republikës është i detyruar të zbatojë ligjin. Brenda ditës së nesërme të dekretojë zgjedhjet e parakohshme në gjashtë bashkitë, Tirana është më e rëndësishme. Unë besoj që do të kemi dekretin e presidenti për zgjedhjet e parakohshme. Ndoshta më parë duhet të kemi një reagim nga ambasada edhe për arsye etike. Orët janë shumë të shkurtra pritet një vendim për një betejë të rëndësishme. Një president nuk ka si të flasë në emër personal, por në emër të Institucioni. Brenda afatit të përcaktuar do të kemi dekretin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashkitë në vend”, tha analisti Nura.
/abcnews.al/



