Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Betohet kryetari i Prishtinës/ “Kundër bllokadave të kalkuluara politikisht”

schedule16:59 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 16:59 - 9 Dhjetor, 2025

Përparim Rama është betuar si kryetar i Komunës së Prishtinës edhe për një mandat qeverisës.

Rama në fjalën e tij u zotua se do ta vazhdojë vizionin transformues të Prishtinës.

“Prishtina foli dhe ky besim për mua është vazhdim i përgjegjësisë dhe motivit. Është zotim për të vazhduar punën me përkushtim e palëkundur. Ju faleminderit që na keni besuar drejtimin e qytetit tonë. Faleminderit që besuat në vazhdimin e vizionit transformues të Prishtinës.”

Ai pret që gjatë këtij mandati të mos ketë sic potencoi bllokada e pengesa për shkak të kalkulimeve politike.

“E dimë se mandati i kaluar nuk ka qenë ashtu siç e kanë merituar qytetarët. Ka pasur bllokada të kalkuluar politikisht, vonesa e pengesa, dhe prej tyre më së shumti kanë vuajtur qytetarët. Uroj me zemër që në këtë mandat të reflektojmë dhe të mos e detyrojmë popullin të dëgjojë diskurse përçarëse, të mos e vendosim qytetin peng të kalkulimeve politike.”

Rama e mori mandatin e dytë si kryetar i Komunës pas balotazhit me kandidatin e Vetevendosjen Hajrulla Çeku, duke i rrëmbyer kështu drejtimin e kryeqytetit partisë së Albin Kurtit.

Te premten e 5 dhjetorit, edhe ne komunat veriore u vendosen kryetaret e rinj, te gjithe perfaqesues të Listës Serbe, ndërsa ky proces po perfundon në të 38 godinat e pushtetit lokal, per te cilat gjithesesi betejat politike nuk ishin të lehta…  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!