Betohet Erion Veliaj: Tani kam rënë në dashuri me bashkinë

schedule19:14 - 30 Korrik, 2019

schedule 19:14 - 30 Korrik, 2019

Erion Veliaj është betuar për një mandat të dytë si kryetar i Bashkisë së Tiranës për të vijuar punën për transformimin e Tiranës në qytet modern europian dhe bashkëkohor.

Në prani të kryeministrit Edi Rama, deputetëve dhe këshilltarëve bashkiak të Tiranës, Veliaj ka marrë zyrtarisht detyrën, ndërsa u zotua se në këtë 4 vjeçar që starton sot do bëj më shumë punë të mira për Tiranën dhe do të angazhohet çdo ditë për ti shërbyer dhe ritur mirëqënien e qytetarëve të saj.

“Betohem në nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën e Kryetarit të Bashkisë dhe do t’ i bindem kushtetutës dhe ligjeve. Betohem se në të gjithë veprimtarinë time do të udhëhiqem nga interesat e qytetarëve të Bashkisë së Tiranës, e do të punoj me ndershmëri e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre”, lexoi kryetari i ri Këshillit Bashkiak Toni Gogu formulën e betimit, ndërsa Veliaj përsëriti fjalën “Betohem”.

Më pas në fjalën e tij të parë si kryebashkiak i ri i Tiranës Veliaj falenderoi Partinë Socialiste, kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët e Tiranës që i besuan atij drejtimin ebashkisë dhe punëve në kryeqytet për një mandate të dytë.

“I kam qenë gjithmonë shumë mirënjophës Edi Ramës dhe PS që më dha besimin të drejtoj kryeqytetin në këto vite por në fakt këtë mirënjohje në këtë mandat e kam dy here më të madhe se tani kam rënë në dashuri me Bashkinë dhe tani e kuptoj se ç’mendim ose ç’vështirësi për vendimmarje mund të ketë pasur Edi Rama, PS, ata që më dhanë këtë m bështetje pasi kanë qenë këtu dhe nostalgjia e të pasurit të një vendi ku ke rënë në dashuri, ke shërbyer me dashuri, ke kaluar me përkushtim ditë të tëra, për t’ ia transferuar dikujt të ri, besoj që ka qenë jashtëzakonisht e vështirë dhe sot jam dyfish i nderuar për besimin që mu dha nga PS dhe për besimin që mu dha nga qytetarët e Tiranës, ndoshta në zgjedhjet më të pazakonta në historinë e qytetit tonë dhe vendit tonë”, tha Veliaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!