“Betlehem” në malin e Taraboshit, risillet fusha e barinjve ku lindi Jezu Krishti

schedule14:28 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 14:28 - 23 Dhjetor, 2019

Një Betlehem në miniaturë po ndërtohet në malin e Taraboshit në Shkodër.

Në vigjilje të Krishtlindjes, besimtarët synojnë të krijojnë një atmosferë dhe terren të ngjashëm me vendin ku lindi Jezu Krishti.

Lindja e Krishtit përjetohet në mënyra të ndryshme. Në Malin e Taraboshit në afërsi të Kishës së Shën Maria Magdalenës, besimtarët të organizuar nga Etërit Kapuçin po punonjë në ndërtimin e Betlehemit të gjallë.

“Është kënaqësi  e jashtëzakonshme, kjo është bërë nga vullnetarët”, shpreht një banor.

Ikja e popullit të Izraelit dalja nga skllavëria e Egjiptit dhe kthimi në tokën e premtuar, froni i Herodit, Tempulli, Nazareti  të gjitha këto janë ndërtuar nga vullnetarët me qëllim përjetimin e lindjes së Krishtit në mënyrë sa më origjinale.

Fra Gjon Shtjefni nga etërit Kapuçin organizator i ndërtimit të Betlehemit të gjallë, shprehet se e gjitha është punë dy mujore. Për  herë të parë është ndërtuar nga Shën Françesku i Asizit, dhe që nga ajo kohë në shumë vende të botës krijohen vende të tilla me rastin e krishtlindje.

“Kjo ide është emarrë nga Shën Françesku i cili në Itali ka përgati për herë të parë Betlehemin”, tha Fra Gjon Shtjefni një prej organizatorëve.

Betlehemi ose fusha e barinjve është vendi ku Jezus Krishti lindi mbi 2000 vite më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!