Betimi i presidentes së RMV-së/ Radev: Bullgaria nuk pranon sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë

schedule10:53 - 13 Maj, 2024

schedule 10:53 - 13 Maj, 2024

Presidenti bullgare Rumen Radev ka deklaruara se Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndeh me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017, si dhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo erdhi si pasojë e deklaratës së presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila gjatë betimit të saj iu referua vendit të saj si Maqedoni.

“Bullgaria vazhdimisht dhe qartë e ka shprehur qëndrimin e saj se marrëveshjet duhet të përmbushen”, theksoi Radev.

Ai përkujtoi se Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, nga e cila burojnë detyrat dhe përgjegjësitë përkatëse.

“Jam i bindur se perspektiva evropiane e RMV-së varet nga përmbushja e rreptë e marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat është palë, si dhe nga ato të miratuara nga Këshilli Evropian në korrik 2022. Korniza e negociatave me BE-në, si informacion për institucionet përgjegjëse në RMV, nuk do të rishikohet”, thonë nga shërbimet e shtypit të presidentit bullgar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!