Betimi i Belerit, në Gjykatën e Lartë/ Gjykata e Durrësit shpalli moskopetencën. Dule: Vendimi politik

schedule12:48 - 10 Tetor, 2023

schedule 12:48 - 10 Tetor, 2023

Kërkesa e Belerit për t`u lejuar që të betohet si kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë nuk mori përgjigje as në Durrës.

Këtë të martë Gjykata e shkallës së parë në qytetin bregdetar shpalli moskompetencën për gjykimin e kërkesës së tij duke ja kaluar çështjen Gjykatës së Lartë.

Në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat mësohet se gjyqëtarja Entela Shedula është shprehur se Beleri është arrestuar me urdhër të gjykatës së posacme ndaj shqyrtimi i cështjës nuk është në tagrin e gjyklatës së Durrësit.

Seancën në të cilën ishte i pranishëm dhe vetë Beleri e ndoqi ambasadorja e Greqisë në vendin tonë Kostandina Kamitsi si dhe kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule.

Ky i fundit u shpreh kundër vendmit.

“Është vendim politik i Edi Ramës të mbajë në burg Fredi Belerin. Rama do të mbajë Goron në krye të bashkisë Himarë, të cilin e rrëzuan me votë himarjotët në 14 Maj. Topi hidhet në shkallët e stadiumit në vend të luhet loja juridike, shpallet moskompetenca e kompetencës. Nuk ka ligj që mban larg betimin e Belerit. Është vendim politik i Edi Ramës”, tha ai.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit në një lokal në Himarë me akuzën e shit-blerjes së votave.

Ai ka kërkuar leje të posaçme nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për t’u betuar si kryebashkiak por kërkesa i është refuzuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!