Dhjetëra ushtarë indianë mbetën të vdekur pak ditë më parë në Kashmir, zonën e konfliktit midis Kinës dhe Indisë.
Mediat e huaja raportuan se ushtarët indianë humbën jetën, mirëpo nuk u shkrep asnjë armë.
Ushtarët u përplasen fizikisht me gurë, shigjeta, hekura dhe grushta në zonat kufitare të kontestuara mes dy shteteve duke shkaktuar një masakër të vërtetë.
Disa ditë pas kësaj ngjarje janë publikuar edhe imazhe, që tregojnë armët e përdorurura nga forcat kineze në përleshjen fatale përgjatë kufirit të diskutueshëm të Kinës me Indinë.
LEXO EDHE: Dhjetra ushtarë të vdekur, nuk u shkrep asnjë armë: Pamjet e përplasjes së çuditshme Kinë-Indi
Fotoja e publikuar nga BBC sot tregon armë të papërpunuara që duket se janë bërë nga shufra hekuri. Përplasja në Luginën e Galvanit la të paktën 20 ushtarë indiane të vdekur dhe ngriti tensione midis dy fuqive.
Kina nuk pranoi ndonjë viktimë midis forcave të saj. Të dy palët akuzuan njëra-tjetrën për një sulm.
Imazhi është shpërndarë edhe në Twitter në Indi, duke shkaktuar zemërim nga shumë përdorues të mediave sociale. Ndërkohë, zyrtarët kinezë apo indianë nuk e komentuan atë.
Sipas mediave forcat ushtarake u përplasën në kreshtat e një mali, në një lartësi prej afro 4.267m përgjatë një terreni të pjerrët. /abcnews.al