Abissnet Superiore mbyll sot javën e 11-të dhe në program janë tre ndeshjet e mbetura. Dy prej tyre nisin në orën 13:45 dhe në fushë zbresin dy skuadrat e kreut.
Tirana do kërkojë të reagojë kundër Egnatias në Rrogozhinë. Vendasit do të drejtohen nga nga Përparim Daiu pas shkarkimit të Gugash Maganin.
Takimi tjetër zhvillohet në Kamëz, aty ku Kukësi synon vazhdimësinë e rezultateve pozitive kundër Kastriotit të vendit të fundi.
Kjo javë mbyllet me një ndeshje në “Air Albania Stadium”, mes Partizanit dhe Skënderbeut, që luhet në orën 16:45. “Demat” kanë mundësinë e artë të afrohen me zonën euro dhe të kalojnë në renditje Teutën e Dinamon. / abcnews.al