Beteja për Himarën, gazetari: Vangjel Tavo personazh më transparent, Gjikuria influencues i interesave greke

schedule21:35 - 15 Korrik, 2024

schedule 21:35 - 15 Korrik, 2024

Vangjel Tavo është kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në bashkinë e Himarë më 4 gusht.

Ndërsa Petro Gjikuria do të jetë kandidati i opozitës për këto zgjedhje.

Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, gazetari Trashëgim Sokolaj foli për dy kandidatët e përzgjedhur. Gjatë intervistës në studio, Sokolaj tha se Gjikuria është i njohur për lobimet e tij për interesat greke, ndryshe nga Vangjel Tavo, të cilën e vlerësoi këtë të fundit si një personazh transparent dhe të njohur për të gjithë aktivitetin e tij.

Pjesë nga intervista në studio:

Dritan Goxhaj: Ata që e mbajnë veten grek kandidojnë në Himarën shqiptare. Kemi një Himarë 100 % shqiptare në të cilën konkurrojnë një person si Petro Gjikuria që i shërben antiterrorizmit.

Anduena Llabani: Hetimet kanë nisur për çështjen Beleri në lidhje me disa prona që pretendohet se i janë marrë disa banorëve të Himarës. Ka një hetim që ka nisur dhe gjithçka mbetet për t’u parë.

Trashëgim Sokolaj: Më ngjan me një vazhdimësi të kandidimit të zotit Beleri nga ana e opozitës. A thua se nuk kishte një personazh tjetër që të përfaqësonte opozitën atje. Një person i skeduar si një personazh që ka lëvizur në jug, si një influencues i lobeve dhe interesave greke në jug të Shqipërisë, ndonëse pa precedent. Lobime dhe interesa të ndryshme greke deri tek çështje që SPAK sapo i ka hapur, e them këtë për Gjikurin. Pra këtë personazh në raport me zotin Tavo ja njohim të gjithë CV dhe të gjithë aktivitetin politik dhe besoj është një kandidat shumë më transparent, por edhe për mënyrën dhe kontaktin me njerëzit atje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!