Beteja për shkarkimin në Kushtetuese, Meta: Kërkoj dorëheqjen e trupit gjykues

schedule10:49 - 1 Shkurt, 2022

schedule 10:49 - 1 Shkurt, 2022

Në orën 10:00 ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për kërkesën e parlamentit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Përfaqësuesi i Presidentit Ilir Meta kërkoi që gjyqtarët Vitore Tusha, Fiona Papajorgji dhe Kalo të japin dorëheqjen sepse sipas tij kanë konflikt interesi, “nuk janë të paanshëm”.

Kreu i shtetit nuk është i pranishëm vetë, por përfaqësohet nga këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj dhe Katrina Treska, drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Presidencë.

Presidenca ka paraqitur një kërkesë paraprake, që është administruar para seancës, dhe ka të bëjë me vlerësimin e shkaqeve për disa anëtarë, pasi sipas vlerësimit të Presidentit të Republikës vënë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarëve dhe sipas ligjit detyrohen të mos jenë pjesë e seancës.

Në 14 qershor vendimi i Kuvendit është administruar nga Gjykata Kushtetuese. Ekzistojnë disa shkaqe që vendosin në dyshimin paanshmërinë e gjyqtarëve.

Secili nga gjyqtarët të gjykojnë mbi rastet kur gjyqtari të heqë dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje. Shkaqet: kjo trupë gjyqësore është në dijeni të sulmeve të kreut të qeverisë ndaj Presidentit.

Qëndrimi i gjyqtarit përtej mandatit (Vitore Tusha) krijoi një situata vendos dukshëm paanshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

Anëtarët e tjerë, Marsida Xhaferllari, Toska dhe Papajorgji janë emëruar në një moment të tensionuar mes institucioneve të emërtesës, Kuvendit dhe Presidentit.

Zgjedhja e këtyre gjyqtarëve, nuk u zgjodhën në një sfond ideal, çka vënë në dyshim paanshmërinë e gjykimit të kësaj çështjeje.

Shkaku i tretë: procedimi disiplinor të Fiona Papajorgji për çështjën e 30 qershorit.

Në këtë shkrim ka disa paragraf ku kuptohet se Përparim Kalo (relatori i çështjes së shkarkimit të Metës) është i njëanshëm. Herë duket sikur kërkon dorëheqjen e herë sikur kërkon mandat të ri.

Me anë të këtij shkrimi Kalo kërkon nga parlamenti ti zgjasë mandatin, ku parlamenti ka në procedurë parlamentare disa emra për zgjedhje. Ky fakt e bënë gjyqtarin të jetë i njëanshëm edhe duhet të dorëhiqet.

Kërkojmë që cdo anëtar të shprehet për paanshmërinë e tij përpara se të nis gjykimi në themel i cështjes. Ditën e djeshme pasi u njohëm me disa dokumente. Konstatojmë se ka të tjera shkelje nga kushtetuesja. Është shkelur afati tre mujor nga kushtetuesja, ku duhej të ishte vendosur kalimi apo jo në seancë plenare. Pasi gjyqtarët dëshironin të iknin me leje vjetore.

Gjykata kushtetuese ka marrë atributet e parlamentit dhe pse parlamenti s’ja ka dhënë. Kushtetuesja duhet të ishte në punë por ka zgjedhur të pushojë duke shkelur afatin për tre muaj që duhet të vendoste për këtë cështje.

Ky akt nuk ka vlerë juridike. Gjykata ka shkelu afatin 3 mujor për t’u shprehur me vendin për të kaluar apo jo në seancë plenare. Legjislatura që shkarkoi Metën i përfundoi afati më 9 shtator, edhe gjykimi duhet të përfundonte brenda këtij afati.

Presidenti nuk ka besim tek kjo trupë gjyqësore për të shqyrtuar këtë cështje kaq të rëndësishme.

Nëse kushtetuesja do të kishte vullnet për ta shqyrtuar këtë cështje. Do të kishte përfunduar ky gjykim prej kohësh. Nëse do të refuzohet dorëheqja nga ju.

Presidenti paraqet kërkesë individuale për dorëheqjen e cdo njërit prej jush dhe është depozituar 25 min përpara se të nisë seanca” tha Bledar Dervishaj.

Gazetarja e “ABC”, Erneta Shevroja raporton se Kuvendi përfaqësohet nga deputetja socialiste Klotilda Bushka.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!