“Beteja” në Kushtetuese, Meta bën publike përgjigjet e 72 pyetjeve të GJK

schedule09:21 - 8 Shkurt, 2022

schedule 09:21 - 8 Shkurt, 2022

TIRANË-

24 orë pas seancës së fundit në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij, Presidenti Ilir Meta ka publikuar përgjigjet mbi 72 pyetjet që i janë bërë nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Në pyetjet që gjyqtarët i drejtuan Presidentit Meta, gjatë shqyrtimit të vendimit të Kuvendit për shkarkimin, duke që kreu i shteti nuk bie dakord duke pretenduar se “disa prej tyre në dukje përmbajnë elementë të paragjykimit të çështjes dhe mund të jenë të ndikuara nga perceptimi propagandistik”

Në përgjigjet e publikuara nga Presidenca thuhet se Ilir Meta, ka parashtruar kërkimet e tij në mënyrë shteruese që prej Korrikut 2021 duke kërkuar njëkohësisht shqyrtimin e çështjes brenda një kohe sa më të shpejtë.

“Nëse Gjykata do të kishte shqyrtuar me vëmendje të thelluar këto qëndrime të Presidentit të Republikës, apo dhe provat që e shoqërojnë atë, shumë prej pyetjeve sot nuk do të ekzistonin”, thuhet në përgjigje.

Në përgjigjet e pyetjeve përfaqësuesit e Metës kanë shkruar se Legjislatuara e X aktuale nuk përfaqëson vullnetin e legjislaturës së kaluar.

“Kjo trupë është tërësisht e ndryshme nga përbërja aktuale e Legjislaturës së X-të, kur vetëm 40 deputetë aktualë kanë qenë deputetë në legjislaturën e kaluar kur u votua për shkarkimin e Presidentit”.

Po ashtu aty flitet edhe për dyshime të forta për manipulim të një prove shkresore.

“Mes këtyre dy versioneve rezultojnë qartë disa ndërhyrje që ngrenë dyshime të forta për manipulim të këtij dokumenti, me qëllim rrëzimin e pretendimeve të faktuara të Presidentit të Republikës për shkeljet procedurale që ka kryer Kuvendi i Shqipërisë gjatë gjithë procesit të ndërmarrë për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Jemi thellësisht të tronditur se si mundet organi i Kuvendit të Shqipërisë, apo administrata e tij, që në përmbushje të një qëllimi të pastër politik, për të mbrojtur para Gjykatës shkeljet që ka kryer në mënyrë flagrante, arrin të manipulojë dhe përmbajtjen e akteve të veta”, thuhet në përgjigje.

Kujtojmë se për akuzat e pretenduara Presidenti Meta ka paralajmëruar se do të ngrejë padi në Prokurori për falsifikim.
/abcnews.al/

Përgjigjet e 72 Pyetjeve