Beteja në gjykatë për “vulën” e PD, Sefa: Zhukri nuk pranoi kërkesat tona për të qenë palë në proces

schedule13:31 - 25 Prill, 2022

schedule 13:31 - 25 Prill, 2022

Konflikti disa mujor në Partinë Demokratike ka përfunduar më dyert e gjykatave. Gjykata e Tiranës pranoi pak ditë më parë ankimimin e Enkelejd Alibeajt për vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili certifikoi “Rithemelimin” si organ drejtues të PD-së.

I ftuar në studion e ABC Live, sekretari ligjor Indrit Sefa duke komentuar këtë vendim sqaron se Komisioni i Rithemelimit nuk rezulton në regjistrin e partive politike dhe e konsideron atë në kundërshtim me ligjin.

Sefa thotë se PD dhe ai vetë personalisht i kanë dërguar gjyqtarit Zhukri katër kërkesa për të qenë palë në proces, por nuk i ka pranuar dhe madje nuk iu ka kthyer as përgjigje.

Palë kërkuese është PD. Ndërsa Komisioni i rithemelimit nuk ka qenë asgjëkundi në regjistrin e partive politike.  Në moment zoti Alibeja si nënkryetar i PD, dhe i komanduar .

“Ka pasur një kakofoni në media, që thonin se nuk ka qenë palë se s’ka çuar shkresë. Kjo nuk është e vërtetë se ka pasur shkresa për të qenë pjesë. PD nuk e ka iciuar këtë proces, i kemi vënë në dijeni. Ia kemi bërë të qartë zotit Zhukri që në 21 dhjetor 21, ka qenë shkresa e parë. shkresa e dytë në 24 dhjetor, më pas ia kam çuar edhe unë personalisht.

Ned jemi treguar të kujdesshëm të bëjmë procesin ligjor. Shkresat janë administruar në dosjen gjyqësore. Shkresa e fundit që kam çuar unë, dispozitat e 17 korrikut nuk kanë hyrë akoma në fuqi. Kjo gjykatë i te zotit Zhukri, ku i gjeti zoti Zhukri kur nuk i kishin të administruar. Është në shkelje të plotë. Kur dy palë civile kanë konflikt çështja pushohet dhe kalon në gjyq themeli. Për katër shkresat që ka marrë nga ana jonë, nuk ka kthyer përgjigje. Nuk na ka bërë kurrë palë të procesit.

Ku u vërtetuan që janë delegatë. Nga data 15 dhjetor që është paraqitur kërkesa nga Rithemelimi, deri në datën 23 mars nuk janë paraqitur provat. U paraqitën në 23 mars. Këto kanë qenë në sintoni. Ndërsa vendimi u dha më 25, ku i verifikoi për dy ditë gjyqtari Zhukri”, tha ai.

Sefa thotë më tej se do të jetë vendimi i Apelit ai që do të përcaktojë nëse ishte i drejtë apo i paligjshëm vendimi i gjyqtarit Zhukri. Sido që të jetë vendimi, ai thekson se është i formës së prerë dhe do të respektohet.

“Komisioni i rithemelimit ka marrë target dhe pretendon se drejton PD. Por një organ i tillë nuk është në regjistrin e partive politike. Këtë do ta vendosë gjykata e apelit. Prandaj ne i kërkuam që të ishim pjesë e procesit, ai nuk na e dha mundësinë dhe ne bëmë ankimim. Gjykata e Tiranës vlerësoi se ne kishim bazë. Apeli do të dëgjojë të dyja palët dhe do të vendosë nëse vendimarrja e zotit Zhukri është e drejtë apo e paligjshme. Nëse ajo vendimarrje është e drejtë ajo do të rrijë nën fuqi patjetër.  Në momentin që ky vendim është i formës së prerë patjetër do të pranohet. Alibeaj doli dhe tha në datë 25 mars. Ky është një vendim gjykate për ne është në vendim me ligjin dhe do ta ankimojmë. Jemi të detyruar të respektojmë vendimin”, u shpreh ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!