Numrat në rritje të të infektuarve kanë bërë që qeveria të shtrëngojë masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri.
Shifra shqetësuese janë raportuar edhe në spitalet Covid ku dita ditës rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Mjekë dhe infermierë japin vazdimisht mesazhe për të ndërgjegjësuar shoqërinë për masat mbrojtëse dhe respektimin e rregullave për parandalimin e epidemisë.
Ana kryeinfermiere e cila prej muajsh vazhdon të punojë në spitalin infektiv ka shperndarë në rrjetet sociale një video ku tregon se si duhet hequr veshja mbrojtëse e mjekëve dhe infermierëve pas trajtimit të të sëmurëve me koronavirus.
Postimi i plotë:
Jane 5 muaj lufte….
me jane zbardhur floket…..me eshte rrudhosur fytyra…Por nuk me ka ikur buzeqeshja ?…
SEPSE NE JEMI TE GJITHE BASHKE!
NE JEMI NE LUFTE ME COVID 19!
TE HESHTUR e TE PERKUSHTUAR!
NE FLASIM ME GJUHEN E SHERBIMIT MJEKESOR NGA NJE ARMATE E TERE PERSONELI MJEKESOR!
“Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.”Isaia 40:31
#COVID19
#SpitaliInfektiv
#QendraSpitaloreUniversitareNeneTereza