Ditën e sotme luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit dhe e fundit për këtë sezon. Në “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00 Skënderbeu dhe Vllaznia përplasin brirët për Kupën e Shqipërisë, trofeu i dytë për nga rëndësia në vend.
Skënderbeu ka qëllim ta fitojë këtë trofe dhe të sigurojë kualifikimin teorik në Europë, që i heq një kualifikim nga 10 vitet dënim nga FIFA dhe i shton shpresat për të kthyer sërish Skënderbeun e disa viteve më parë. Nga ana tjetër Vllaznia është plot endje për të dërguar një trofe në Shkodër.
Tifozët e presin plot endje, por kujdesi me Skënderbeun duhet i madh. Skuadra e Migen Memellit ka treguar se di të fitojë ndaj të mëdhave. Fituesi i Kupës së Shqipërisë merr një shpërblim prej 50 milionë lekësh të vjetra nga FSHF, çmim simbolik në krahasim me gjithë harxhimet e bëra, sidomos nga Vllaznia. /abcnews.al