Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beteja e bejsbollit mes presidentit amerikan Trump dhe virologut Fauci

schedule09:06 - 25 Korrik, 2020

schedule 09:06 - 25 Korrik, 2020

Imunologu më i famshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci, inauguroi sezonin e ri të bejzbollit duke hedhur topin e parë për Uashington Nashionals, skuadra e tij e zemrës. Me kapele dhe maska, ai hodhi hapin e parë në stadiumin pa spektatorë për shkak të koronavirusit.

Me anë të një deklarate për mediat klubi i bejzbollit u shpreh disa ditë më parë se doktor Fauci ishte një kampion i vërtetë për vendin gjatë pandemisë së Covid 19 dhe përgjatë gjithë karrierës së tij të shkëlqyer. Dhe për këtë arsye ishte e drejtë që ai të nderohej duke hedhur topin e parë të sezonit 2020, me urimin që ekipi të mbrojë titullin kampion.

Për të mos mbetur prapa, presidenti amerikan Donald Tramp – shpesh në konflikt me imunologun për sa i përket menaxhimit të pandemisë së Covid 19 – deklaroi se do të hedhë topin e parë në stadiumin e skuadrës së bejzboll, Jenkis në 15 gusht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!