Besnik Muçi nuk i bindet KPA-së, shkon në Gjykatën Kushtetuese

schedule10:48 - 22 Nëntor, 2019

schedule 10:48 - 22 Nëntor, 2019

Ndonëse KPA vendosi dje për shkarkimin e tij nga detyra, Besnik Muçi ka shkuar sot në Gjykatën Kushtetuese.

Duket se për Muçin sot është një ditë normale në punë.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton për abcnews.al se Muçi ka rreth 20 minuta që është futur në ambjentet e Gjykatës Kushtetuese.

Ditën e djeshme pas vendimit të KPA, Muçi, i cili u dekretua nga Meta si anëtar i Kushtetueses tha se nuk e njeh vendimin e KPA.

Sipas tij Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka kompetencë për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pasi ai e ka humbur statusin e prokurorit në momentin që u betua tek Presidenti Meta si anëtar i Kushtetueses./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!