Besnik Cani drejt shkarkimit, pasuria “fundos” anëtarin e KLP

schedule12:13 - 18 Shkurt, 2020

schedule 12:13 - 18 Shkurt, 2020

Ka nisur seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) ndaj prokurorit Besnik Cani, i cili është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Cani u konfirmua në deryrë KPK, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik në KPA.

Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al konkluzionet përfundimtare të palëve. Kështu Komisioneri Publik ka kërkuar përfundimisht shkarkimin e Canit nga detyra, duke arsyetuar se sa i përket pasurisë, subjekti ka deklarim të pasaktë, mungesë të burimeve të ligjshme.

Ndërkaq, gjatë sencës Prokurori është shprehur se nuk mund të harrohet lufta që ka bërë kundër gjakmarrjes gjatë kohës që drejtova Prokurorinë e Shkodrës

Komisioneri Publik:

Për KP nga shqyrtimi i dosjes u provua se subjekto gjendet në kushte të pamjaftueshme për dy shuma të blerjes se banesës.

– subjekti ka deklarim të pasaktë, mungesë të burimeve të ligjshme.

Në lidhje me pasurinë, truall 600 m2 në Paskuqan, nuk provohet burimi i ligjshëm i saj.

Lidhur me pasuritë autoveturë dhe garazh, subjekti ka deklarim të pasaktë ndër vite dhe mungesë të hurimeve të ligjshme për blerjen e këtyre pasurive. Në ato vite ka një bilanc negativ prej gai 500 mijë lekë.

Nër periudhën 2010-15 subjekti ka një bilanc negativ 2 milion lekë mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve.

Për aftësitë profesionale, konfirmimi në detyrë është vendosur në vlerësim të gabuar të provave.

Subjekti ndodhet në kushtet ku me veprimet dhe mosveprimet e tij, marrëdhënies së tij me një kompani tregtare, si dhe përfiimi i statusit të të pastrehut kur kryente detyrën e titullarit të Prokurorisë Fier, Komisioneri Publik rithekson se këto kushte bien ndesh me detyrën e magjistratit.

Për kriterin e pasurisë, subjekti rezulton me mungesë të burimeve financiare. Pëfundimisht kërkojmë: Shkarkimin nga detyra të Besnik Canit.

Deklarata e Besnik Canit:

Kam punuar 26 vite  në institucionet e ndjekjes penale, 9 vjet si Oficer i Policisë Gjyqësore dhe pjesa tjetër si prokuror.

Kam qenë drejtues në Fier, Elbasan dhe Shkodër.

Nuk mund të mohohet lufta që kam bërë kundër gjakmarrjes gjatë kohës që drejtova Prokurorinë e Shkodrës.

Reforma u pa si në dritë të tynelit nga populli shqiptar dhe unë. Kjo reformë u prit me entuziazëm, megjithatë sot përballem me ju për debatet mbi dokumentacionin.

Shpresa ime në këtë proces është një analizë profesionale. Në 26 vite punë të miat dhe bashkëshortes, kemi si pasuri një apartament në Laprakë, një autoveturë dhe një vendparkimi, një sipërfaqe toke në Paskuqan, qe po e paguaj me kredi. Ish banesa aty është ndërtuar me kontribut familjar. Pasuria dhe niveli i jetesës është krejtësisht normal për një familje me dy të punësuar.

/abcnews.al