Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Besimtarët ortodoksë marrin pjesë në meshë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

schedule09:10 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 09:10 - 25 Dhjetor, 2019

Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë sot Krishtlindjen. Dita e lindjes së Krishtit është një nga dy festat më të rëndësishme të kalendarit të fesë së krishtere.

Në  Katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, mëngjesin e sotëm u mblodhën qindra besimtarë për të ndjekur meshën e shenjtë të kësaj dite, e cila u drejtua nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos.



Mesazhet e kësaj dite përcjellin apelin për më shumë mirësi, dashuri dhe shpresë. Lindja e Krishtit shpëtimtar simbolizon për besimtarët paqen dhe fuqinë, triumfin e së mirës mbi te keqen dhe të drejtësisë mbi ligësinë.

Pas meshës se Krishtlindjeve të gjithë besimtarët shkëmbejnë vizita dhe urime mes njeri – tjetrit, ndërsa dreka kalohet në tryeza familjare, me të afërm dhe miq./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!