Në të gjithë vendin besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Në mëngjes herët në qytetet kryesore besimtarët u falen duke iu drejtuar Zotit me lutje për më shumë paqe dhe harmoni. Pas përfundimit të ritit të faljes besimtarët u përqafuan duke i uruar njëri-tjetrit një vit të mbarë dhe të begatë. Me rastin e Kurban Bajramit Myftinjtë organizuan në ambientet e tyre pritje për përfaqësuesit e feve të tjera dhe të autoriteteve lokale. Pjesa më e madhe e popullsisë në vend i përket besimit islam./ABC News Albania 24/7