Besimtarët katolikë në Berat kremtojnë Pashkët, mesha me pak njerëz prej pandemisë

schedule22:05 - 3 Prill, 2021

schedule 22:05 - 3 Prill, 2021

Besimtarët katolikë në qarkun e Beratit, në vigjilje të festës së Pashkëve, i janë drejtuar Kishës Katolike “Giuseppe Razzini”. Në qarkun e Beratit ka rreth 300 familje katolike që jetojnë në qytetet Berat e Kuçovë, por për shkak të masave anti-covid, numri i pjesëmarrësve në Kishën Katolike ka qenë i reduktuar.

Mesha e Pashkëve, më e rëndësishmja në kalendarin e krishterë për vetë simbolikën e ringjalljes, është mbajtur nga Prifti Giuseppe Tossi, i cili ka drejtuar lutjen e traditës sipas liturgjisë, me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste.

Mesha u ndoq nga dhjetëra besimtarë katolikë, të cilët ishin mbledhur brenda ambienteve të Kishës, duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë për paqe dhe jetë më të mirë.

Në përfundim të Meshës së Shenjtë, besimtarët katolikë beratas uruan njëri-tjetrin për më shumë paqe dhe dashuri në familjet e tyre./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!