“Besim te drejtësia”/ Vëllai i Liridonës: Dorëzuam kërkesën në prokurori për zhvarrosjen e motrës

schedule11:17 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 11:17 - 3 Dhjetor, 2023

Leonard Ademi, vëllai i Liridona Murselit 30-vjeçares që u vra nga bashkëshorti i saj mbërriti këtë të dielë në Gjykatë për të marrë pjesë në seance ku u dha masa e sigurisë, por ai nuk u lejua pasi sipas Gjykatës do të duhet që më pare ata të marrin leje. Vëllai i viktimës rrëfeu për mediat në Kosovë edhe momentet e fundit që qëndroi me të motrën dhe tha se i kishte kërkuar asaj që mos të largohej nga shtëpia e prindërve ditën që ndodhi ngjarja.

“Ate ditë ishte në shtëpinë tonë dhe kishte flejt te ne. I tham mos shko”

Leonard Ademi tregoi edhe momentin kur takoi për herë të parë nipërit e tij pas ngjarjes së rëndë, ku fëmijët i kishin rrefyer se ata u larguan me babain dhe lanë nënën në makinë.

Vellai i viktimës u shpreh se familja e tyre ia ka lënë gjithçka në dorë drejtësisë, ndërsa u shpreh se fëmijët e Liridonës janë nën kujdesin e prinderve te bashkeshortit të saj. Leonard Ademi tregoi se dy të vegjëlit nuk e dinë ende që kanë humbur nënën e tyre ndërsa tha se pas përfundimit të gjithcckaje do të jetë shteti suedez që do të përkujdeset për to, pasi ata kanë vetëm nënshtetësinë e shtetit nordik.

Leonard Ademi tha se kanë bërë të gjitha proceduarat për të organizuar rivarrosjen e motrës së tij në vendlindje, ndërsa shtoi se shpreson që vrasja e Liridonës të jetë rasti i fundit i vrasjes se një gruaje brenda familjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!