Besi rikthehet në ABC me ‘Kosherja’, Xhensila thotë ‘dy fjalë’ publikisht

schedule20:09 - 3 Mars, 2021

schedule 20:09 - 3 Mars, 2021

Edhe pak ditë na ndajnë nga spektakli më i ri i humorit në Shqipëri, “Kosherja” i cili do të trasmetohet shumë shpejt në ekranin e ABC.

Regjisori i këtij projekti Altin Basha zbuloi rreth dy javë më parë disa nga suprizat që ky projekt do të ketë, duke theksuar rikthimin e aktorit Bes Kallaku, në rolin e moderatorit.

LEXO EDHE: Dy emrat më të njohur të ekranit, zbulohen moderatorët e spektaklit më të ri të ABC, ‘Kosherja’

Ky i fundit do të jetë përkrah Jona Spahiut, e cila në një intervistë për ‘ABC e Mëngjesit’, tha se me Besin gëzon raporte shumë të mira, duke qenë se njihen edhe prej kohësh me njëri-tjetrin.

“Unë me Besin kemi punuar më herët me të njëjtin televizion. Kemi raporte shumë të mira. Besi është Besi, ka shumë energji dhe njëri shumë pozitiv”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  “Si e priti burri prezantimin e ‘Kosheres’ në ABC”, Jona Spahiu rrëfen marrëdhënien me Bes Kallakun

Ndërkohë, rreth një orë më parë, ka qenë këngëtarja Xhensila Myrtezaj, njëherazi bashkëshortja e Besit, që ka publikuar promon e spektalit, ku aktori shfaqet në të gjitha rolet e tij më të njohura, nga “Skifteri” deri te “Mbështetësi i PD-së”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kosherja (@kosherja.show)

Xhensila ka shprehur përkrahjen e saj duke shkruar: “Mirë se u riktheve boss”. l.k/abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)