Besa Shahini sqaron njoftimin e rremë: Kur fillon mësimi

schedule18:53 - 29 Nëntor, 2019

schedule 18:53 - 29 Nëntor, 2019

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pas lajmeve të publikuara në rrjetet sociale se mësimi në Tiranë dhe Durrës do të jetë i pezulluar deri në 9 dhjetor.

Shahini sqaron se ky njoftim është bërë nga një faqe e rremë dhe se njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëjë pasi të mbyllin të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.

Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.

Ndaj, MOS MERRNI në konsideratë LAJMET “FAKE” si kjo këtu! Njoftimet e mia i publikoj tek kjo faqe dhe ato pastaj përcillen edhe në kanalet e ndryshme mediatike”, shkruan Shahini.