Manchester City mund të humbasë një nga lojtarët e tyre ë të mirë në fund të këtij sezoni. Sipas “Daily Mirro”, gjasat për lamtumirën e Bernardo Silva, një lojtar që ka qenë gjithmonë në qendër të projektit taktit të Guardiola, në qershor janë gjithnjë e më të larta.
Vitin e kaluar pati tentativa nga disa klube të mëdha europiane për të dhe kjo verë duket se është e duhura për një ndryshim fanelle. Sipas tabloidit, vetë Bernardo tani ka vendosur t’i japë fund përvojës së tij në Angli, duke i dhënë miratimin e tij të përgjithshëm Barcelonës.
Katalanasit, ende duke luftuar me problemet financiare të viteve të fundit, fillimisht do të duhet të shesin disa lotarë në skuadër për të finalizuar operacionin./ h.ll/abcnews.al