Bërnabiç: Serbia pa detyrime nga Marrëveshja e Ohrit, Kosova ka Asociacionin

schedule17:31 - 15 Prill, 2023

schedule 17:31 - 15 Prill, 2023

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se Serbia nuk e ka asnjë detyrim nga Marrëveshja e Ohrit.

Bërnabiç u shpreh se Kosova e ka detyrim themelimin e Asociacionit, por sipas saj, nuk do ta bëjë diçka të tillë, shkruan Blic.

Sipas saj, opozita në Serbi po sulmon qeverinë dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me Kosovën “sepse nuk ka një agjendë reale politike, prandaj po mundohet të krijojë programin e saj të bazuar në mashtrimin me vetëdije të qytetarëve”.

Ndër të tjera, Bërnabiç theksoi se protestat e opozitës nuk kanë lidhje me situatën në të cilën gjendjen serbët në Kosovë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!